English

Posta austriake tregohet kreative me pullat britanike pas Brexit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Largimi me vonesë i Britanisë nga Bashkimi Europian i ka dhuruar zyrës austriake të postës një pako prej 140 mijë pullash ku ishte e printuar data 29 mars 2019, që shënon dhe datën e parë Brexit, e cila më pas u anulua.

- Advertisement -

Ky afat kaloi vitin e shkuar teksa Britania ishte ende në bllokun e vendeve europiane.

Por teksa më në fund ka ardhur dita e Brexit, autoritetet e postës vendosën që gjithsesi t’i përdorin pullat por thjesht të mbivendosnin datën e re mbi to.  

Çmimi i pullës do të jetë 1.80 euro, tarifa për një letër me madhësi standarde për destinacionet përtej oqeanit.  

Pulla “është po aq speciale dhe unike sa edhe historia e Brexit”, ka thënë në një deklaratë Zyra Postare e Austrisë.

Lëvizja është mirëpritur online, teksa Herr Naumann thotë në Twitter “Ka një shprehje se austriakët nuk kanë sens humori: nesër do të jetë kjo pulla për Brexit”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?