English

Pr.ligji për sistemin e adresave, Balla te “Ligjet”: Kod unik për banesat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në muajt në vijim të gjitha banesat dhe institucionet në Shqipëri do të kenë një kod unik për adresat. Projektligji i sjell në parlament u prezantua në komisionin e ligjeve nga ministri i brendshëm Taulant Balla.

- Advertisement -

“Ne do të kemi një regjistër unik adresash në republikën e Shqipërisë me standarde të unifikuara të formatit të adresave në rang vendi. Dhe përmes këtij kodi unik që mund të vendoset për shembull në Google maps menjëherë të shkosh të drejtohesh në banesën apo ndërtesën apo hotelin ku një qytetar shqiptar apo i huaj ka si destinacionin për të mbërritur”, tha Balla.

Shqetësimi i opozitës ishte nëse ky regjistër do të ndikojë tek listat zgjedhore, një vit përpara zgjedhjeve parlamentare.

“Adresa është një nga dy elementët thelbësor të listës së zgjedhësve, një janë të dhënat e personit, e dyta është adresa, të dyja bashkë bëjnë atë që quhet popullimi i regjistrit të adresave. Në qoftë se ne do nisim një proces të ri kjo do të ketë impakt imediat, të rëndësishëm tek listat e zgjedhësve, për rrjedhojë tek zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Bylykbashi.

“Ky ligj nuk ka asnjë lidhje, ndërthurje me listat e zgjedhësve”, tha Balla.

Ndryshimet në këtë projektligj pritet të votohen në seancën plenare të 18 prillit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?