English

Prej 3 ditësh mali i Çikës në flakë, zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej tri ditësh, Mali i Çikës është përfshirë nga zjarri.

- Advertisement -

Banorët raportojnë se flakët janë duke përparuar drejt fshatit Dhërmi. Për të frenuar përhapjen e zjarrit në anën lindore, disa forca të zjarrfikëseve si dhe të Administrimit të Zonave të Mbrojtura janë përqendruar aty ku ndahet mali i Çikës me Llogaranë.

Sipas prefektit Flamur Mamaj, nuk ka rrezik për banorët, pasi vatra e zjarrit është shumë larg.

Ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të thepisur. Deri tani raportohen vetëm djegie të barit dhe shkurreve. Ndërkohë era e rëndë e tymit, është kthyer në një shqetësim për pushuesit në plazhin e Dhërmiut.

Presidenti Meta bëri thirrje që shteti të ndërpresë pagesat fiktive për inceneratorët dhe të shtojë fondin për mbrojtjen nga zjarret.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?