English

Presidenca apel qytetarëve për 2 marsin: Të shmanget çdo incident dhe provokim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

- Advertisement -

Me një shënim në rrjetin social, z. Blushi iu bën thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje duke pohuar se kauza kryesore e manifestimit nuk është sulmi dhe dhunimi i institucioneve, por dënimi i veprimeve të disa ‘puçistëve’, që sipas presidencës, po synojnë kapjen e institucioneve dhe të Gjykatës Kushtetuese

Presidenca mes tjerash bën me dije se simbolet e manifestimit të 2 marsit do të jenë flamuri kombëtar si dhe lulet mimozës.

“Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike. Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur. Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese. Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura. Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë”-shkruan zëdhënësi i Presidentit të Shqipërisë.

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, theksoi dje në një intervistë për Euronews se në Shqipëri po vendoset një regjim njëpartiak me strukturë kriminale, që do të marrë nën kontroll të gjitha pushtetet,  përfshi gjykatën kushtetuese dhe të drejtën e presidentit për të zgjedhur disa nga anëtarët e këtij institucioni. Sipas Presidentit Meta, këto janë arsyet që e kanë detyruar atë t’i bëjë thirrje popullit që të dalë në rrugë e të mbrojë institucionet demokratike të vendit.

Po gjatë ditës së sotme, Presidenti Meta  përmes një video-mesazhi thotë se mezi pret të takohet me qytetarët në manifestimin e 2 marsit.

“Të dashur qytetarë, i paduruar për t’u bashkur edhe unë me ju në 2 mars për “Pranverën Kuq e zi”, shprehet Meta.

Lexoni gjithashtu:

Përplasja qeveri-presidencë, ministrja Etilda Gjonaj flet për Euronews

Meta nga studiot qendrore të Euronews: Shqiptarët të mbrojnë demokracinë nga regjimi njëpartiak

Kryeministri Rama komenton për tubimin e Presidentit: Është luks i madh për mua

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?