Nga sot Ilir Meta do e lërë zyrën presidenciale dhe nga nesër i rikthehet jetës politike.
Në 5 vite të mandatit të tij, Meta pjesën dërrmuese e pati në përballje dhe beteje me maxhorancën socialiste.
Betejat e tij ishin juridike dhe politike.
Meta është presidenti që i ka kthyer parlamentit më shumë ligje, 71 të tilla. Nga vetëm 1 është marrë parasysh nga Kuvendi.
66 dekrete janë rrëzuar, 6 ligje janë pranuar pjesërisht, ndërsa 1 ligj ende nuk është shqyrtuar.
Përveç kësaj, Meta do të mbahet mend edhe për aktet e tij që asnjë president shqiptar nuk i kishte bërë më parë. Meta nuk dekretoi një ministër, zhdekretoi datën e zgjedhje dhe thirri një protestë kundër qeverisë.
Ilir Meta gjithashtu është i vetmi president që u shkarkua nga Parlamenti dhe që lirimin nga detyra ushtarake të pasardhësit te tij e bëri me një dekret të firmosur jashtë Shqipërisë.
Vendin e tij do e zërë Bajram Begaj, ndërsa vetëm një ditë më vonë, më 25 korrik, LSI ka thirrur konventën Kombëtare ku pritet rikthimi i politikanit Ilir Meta.
LEXONI GJITHASHTU: