Shqipëria mori sot presidencën e radhës të Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore, teksa në Tiranë më datat 28 dhe 29 shtator zhvillohet Asambleja Plenare e 22-të.
Sfidat e mjedisit të sotëm mediatik ishte në qendër të punimeve të Asamblesë, ndërsa në fjalën e saj, kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi u shpreh se format e reja të komunikimit, kërkojnë edhe nisma të reja ligjore.
Sipas Krasniqit, ka nevojë edhe për një seri normash për rregullimin e funksionimit të platformave të shpërndarjes së videove, në një kohë kur po zhvillohen qasje të reja në këtë drejtim”, tha Armela Krasniqi, kryetare e AMA.
Asamblenë e përshëndeti edhe Presidenti i Këshillit dhe drejtori i Agjencisë AEM si dhe President i MNRA-së, Josip Popovac, presidenti i ERGA-s, Xhakomo Lasorela (Giacomo Lasorella), përfaqësues të platformës së Facebook, Tik-Tok, përfaqësues nga UNESCO etj. Rrjeti Mesdhetar i Enteve Rregullatore numëron sot 27 anëtarë të cilët i bashkojnë marrëdhëniet miqësore mes tyre, gatishmëria për të konsoliduar shkëmbimin e rregullt të informacionit dhe përvojave për çështje me interes të përbashkët brenda kornizës në të cilën u krijua rrjeti.