English

Presidenca vishet me flamurin italian, Meta: Bashkë do ia dalim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ngjyrat e flamurit italian kanë ndriçuar mbrëmjen e sotme godinë  e Presidencës në shenjë solidariti me dramën njerëzore që po përjeton fqinji ynë Italia. Ishte vetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta që i shpërndau pamjet në faqen e vet në Facebook të shoqëruar me mbishkrimin “Bashkë do ia dalim”.

- Advertisement -

Disa ditë më parë 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën në Bergamo, zonën më të prekur nga coronavirusi në Itali, për t’iu dhënë ndihmën e tyre kolegëve italianë që janë në vijën e parë të luftës me virusin vdekjeprurës.

Ndërkohë, shifrat tragjike të viktimave që vijnë nga Italia vijojnë të trondisin botë. Vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 837 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 12.428.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?