English

Presidencialet në Finlandë/ Analistët: Roli i presidentit, i rëndësishëm si në luftë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Aleksandër Stubb i Koalicionit Kombëtar fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale finlandeze dhe do të përballet me ish-ministrin e Jashtëm, Pekka Haavisto, i të Gjelbërve, në raundin e dytë që mbahet pas dy javësh. Stubb mori 27.2 për qind të votave, ndërsa Haavisto 25.8 për qind.

- Advertisement -

 “Këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin për shkak se roli i presidentit është bërë më i rëndësishëm. Në kohë lufte dhe në kohën e anëtarësimit në NATO, presidenti kujdeset për çështjet ndërkombëtare dhe politika e jashtme dhe mbrojtja janë bërë jetike në Finlandën”,-tha Tevio Teivainen, profesor i shkencave politike, Universiteti i Helsinkit:

Pjesëmarrja në votime llogaritet në 74.9 për qind. Roli i presidentit në vendin nordik është sot më i rëndësishëm se kurrë.

 “Është shumë e rëndësishme. Kur mendon për gjërat që po ndodhin nëpër botë, ndjej se duhet të shkosh të votosh. Kjo ka një impakt të fortë”,-tha Nessar Mehr, votues nga Helsinki.

Të dy kandidatët riafirmuan mbrëmjen e së dielës se qasjet e tyre në politikën e jashtme janë pak a shumë të njëjta: mbajtja e një qëndrimi të palëkundur, duke bërë në të njëjtën kohë çdo gjë përmes përpjekjeve diplomatike.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×