English

Presidenti Aleksandër Vuçiç flet për Kosovën: Mos kërkoni njohje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë takuar mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të të dërguarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

- Advertisement -

Pas nisjes së tij për Kosovë, Presidenti Thaçi ka konfirmuar takimin duke shprehur gatishmëri për raportim të asaj se çfarë është diskutuar gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e veçanërisht lidhur me takimin me presidentin serb.  

“Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm,” citohet Thaçi në njoftimin e presidencës.

Thaçi poashtu ka vënë theksin edhe në rëndësinë e unifikimit të qëndrimeve në spektrin e brendshëm politik.

“Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e forte,” ka thënë ai.

Sipas Presidentit Thaçi, Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se i pranishëm në takim ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Presidenti serb gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar vazhdimin e fushatës për çnjohjen e Kosovës.

Vuçiç ka deklaruar se Beogradi do të kërkojë çnjohjen e Kosovës, derisa njohja nga Serbia për Kosovën nuk do të ndodh.

“Mos e kërkoni njohjen sepse ne nuk do ta bëjmë këtë”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Mediat kanë raportuar se ai është I gatshëm të rinis dialogun në momentin që do të hiqet tarifa 100% ndaj produkteve serbe.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?