English

Presidenti i Bjellorusisë: Moska ushtron presion që të bashkohemi me Rusinë   

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në 1997-n,  udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko firmosi një marrëveshje me Boris Yeltsin për të hyrë gradualisht në një union Rusinë.

- Advertisement -

Sipas kësaj marrëveshjeje, Bjellorusia dhe Rusia do të mbanin të njëjtën monedhë, do të ndiqnin politika të përbashkëta të jashtme dhe për mbrojtjen, do të kishin një parlament të përbashkët, kufij të hapur dhe angazhim  të ndërsjellë për të mbështetur sanksionet e vendosura nga qeveritë e tyre përkatëse ndaj një shteti tjetër.

Në mungesë të mundësive të tjera, një simbiozë me fqinjin e tyre u duk si opsioni më frytdhënës.

“Praktikisht BE-së nuk i interesonte Bjellorusia,” tregon Evgeny Treshchenkov, pedagog në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Shën Petërburgut.

“Europa nuk i ofroi Bjellorusisë asnjë alternativë tjetër më tërheqëse, kështu që elita politike e vendit zgjodhi qasjen më të afërt dhe të kuptueshme”.

Por 20 vite më pas, rrethanat nuk janë më të njëjtat. Integrimi me Rusinë mund të përmbajë të njëjtën retorikë, pra politikat e “përbashkëta” dhe “valuta e përbashkët”, por Rusia e Vladimir Putin është shumë ndryshe nga ajo e Yeltsin.  

[
cite_header=Nuk mund të jemi pjesë e një shteti tjetër.
cite_author=Alexander Lukashenko
cite_description=Presidenti i Bjellorusisë
]

Për më tepër, Lukashenko, i cili qëndron në pushtet që nga 1991, e sheh Putin si një kundërshtar, gjë që nuk e kishte hasur më parë me Yeltsin.

Një herë e një kohë, shtoi Treshchenkov, Lukashenko planifikonte të merrte pushtetin në Kremlin pas ikjes së Yeltsin.

Të premten, Lukashenko tha se “populli do të më hante të gjallë” nëse do të vazhdoja integrimin me Rusinë, dhe për këtë ka plotësisht të drejtë. Bisedimet midis Putinit dhe Lukashenkos në dhjetor nxitën protesta masive në rrugët e Minskut.

Por problemi i Lukashenkos, qëndron se për Putin, “marrëveshja është marrëveshje”. Si pjesë e marrëveshjes së 1997-s, Rusia premtoi se do t’i jepte Bjellorusisë një çmim të përgjysmuar për naftën dhe gazin dhe e ka bërë këtë për 22 vitet e fundit. Por, në 31 dhjetor 2019, Moska nuk e respektoi më marrëveshjen, duke i ndërprerë energjinë Bjellorusisë.

Duke folur për punëtorët në një fabrikë të premten, Lukashenko tha se Rusia kishte pezulluar naftën dhe gazin më mënyrë që “Bjellorusia të shpërbëhet dhe t’i bashkohet Rusisë.”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?