Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani “duket se po dorëzohet” pasi vuri në shënjestër bazat ajrore ku qëndronin forcat amerikane në Irak.
Trump tha se ka pasur vetëm dëme të pakta materiale dhe se nuk ka viktima nga Shtetet e Bashkuara apo Iraku.
Presidenti amerikan nuk ka përmendur sulme të mëtejshme ushtarake kundër Iranit, por tha se është i “gatshëm për paqe” pas kundërpërgjigjes së Iranit.
Më tej, ai ka shpallur se do të vendosë sanksione të reja kundër Teheranit.
Gjithashtu, Trump se vrasja e Soleimanit ishte një mesazh për botën se “Irani duhet t’i braktisë ambiciet e veta bërthamore dhe t’i japë fund mbështetjes për terrorizmin”.
Duke përmendur dhe Paktin Nuklear, nënshkruar në vitin 2015 midis anëtareve permanente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Gjermanisë dhe Iranit, prej të cilit Shtetet e Bashkuara u tërhoqë së fundmi
Presidenti kërkoi “të lënë pas kujtimin e Marrëveshjes së Iranit” duke bërë apel për bashkëpunimin e tyre “për një marrëveshje me Iranin, që e bën botën më të sigurt dhe më paqësore”.
Irani i është kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara të mërkurën, pas vdekjes së gjeneralit Qassam Soleimani, me një sulm raketash me dronë në dy baza të Irakut, ku janë të pozicionuar ushtarë amerikanë.
Televizioni shtetëror iranian raportoi se të paktën 80 ushtarë janë vrarë gjatë sulmit në bazën pranë Erbilit, në pjesën kurdë të Irakut, dhe në bazën ajrore Ain Assad në provincën Anbar në Irak. Por, Pentagoni pretendon se nuk ka viktima amerikane.
Franca, Gjermani, Polonia, Danimarka dhe Finlanda, kanë deklaruar gjithashtu se asnjë nga shtetasit e tyre nuk ka humbur jetën.
Ain Assad është përdorur fillimisht nga forcat amerikane në 2003, gjatë pushtimit që rrëzoi regjimin e diktatorit Saddam Hussein dhe më pas gjatë luftimeve kundër grupeve militante të Shtetit Islamit në Irak dhe Siri.
Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuara i kanë kritikuar ashpër sulmet me rraketë të së mërkurës.
Kina, gjithashtu ka paralajmëruar kundër një përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak në Lindjen e Mesme.
Të mërkurën, Ajatollahu Ali Khameini e përshkroi sulmin në bazat në Irak si një “shuplakë fytyrës” që nuk është kundërpërgjigje “e mjaftushme” për vdekjen e gjeneralit Soleimani.
Gjatë një fjalimi, të ndërprerë shpesh herë nga brohoritmat “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”, ai tha se qeveritë dhe popujt e Lindjes së Mesme “nuk janë dakord me prezencën e Shteteve të Bashkuara”.
“Amerika është armiku, e dini këtë fare mirë” tha ai.
[twitter_feed=https://twitter.com/khamenei_ir/status/1214833653022416896]
Hassan Rouhani
Më pas, presidenti iranian Hassan Rouhanim, tha se Irani do të kërkojë të “nxjerrë Amerikën jashtë rajonit”.
“Hakmarrja e vërtetë dhe përgjigja përfundimtare e kombeve rajonale do të jetë kur Amerika të përjashtohet nga ky rajon dhe kur dora e agresionit të saj të pritet një herë e përgjithmonë”.
Ai tha se kombet europiane duhet të jenë mirënjohëse ndaj Soleimanit për luftimet e tij ndaj Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera militante në Irak dhe Siri.
[twitter_feed=https://twitter.com/HassanRouhani/status/1214864354782384134]
Por teksa sulmi do të shërbejë për të shtuar tensionet në rajon, ekspertët tregojnë për Euronews se gjasat që të nisë një luftë e mirëfilltë ndërmjet Iranit dhe SHBA-së, janë të pakta.
“Duke goditur me kaq shpejtësi, njëkohësisht duke dërguar mesazhin se Irani nuk kërkon luftë, mendoj se Teherani dëshiron të mbyllë me shpejtësi derën ndaj një përshkallëzimi të mëtejshëm sesa t’i lërë tensionet të vazhdojnë për muaj me radhë,” thotë Michael Horoëitz, kreu i inteligjencës i “LeBeck International”, një agjenci konsulence e specializuar për sigurinë dhe administrimin e rrezikut në Bahrein.
Reagimet në Europë
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se BE-ja do të përpiqet të ruajë Paktin Nuklear të 2015 midis Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Europës, e firmosur nga presidenti i asokohe Barack Obama por I braktisur nga presidenti Donald Trump.
Von der Leyen gjithashtu theksoi nevojën për të ulur tensionet në rajon, veçanërisht pas sulmit me në dy bazat amerikane.
“Përdorimi i armëve duhet të marrë fund, për t’i hapur rrugën dialogut” tha ajo.
Josep Borrell ka ftuar ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif për bisedime në Bruksel, por ende nuk është përcaktuar një datë për vizitën e tij.
Sulmi më i drejtpërdrejt ndaj SHBA-së që nga 1979
Ky ka qenë dhe sulmi më i drejtpërdrejtë që ka ndërmarrë Irani ndaj Amerikës që nga 1979, kur mori peng Ambasadën Amerikane në Teheran, teksa televizioni shtetëror i Iranit ka deklaruar se ishte një hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Soleimani.
Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif, nëpërmjet një postimi në Twitter pak minuta pas lëshimit të raketave, tha se veprimet ishin “për vetëmbrojte” sipas Nenit 51 të Kartës së OKB-së. Ai shtoi se Irani nuk “kërkon përshkallëzim”.
[twitter_feed=https://twitter.com/JZarif/status/1214736614217469953]
“Të gjithë janë mirë” shkroi pak më pas lëshimit të raketave presidenti Trump, duke shtuar “Deri më tani, mirë” për sa I përket viktimave
[twitter_feed=https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1214739853025394693]