English

Presidenti gjerman, Steinmeier: SHBA, Kina dhe Rusia po minojnë rendin botëror

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier akuzon Uashingtonin, Pekinin dhe Moskën se po rrezikojnë rendin ndërkombëtar duke ushqyer mosbesimin dhe pasigurinë në garën për të qenë fuqi të mëdha. Një deklaratë të tillë, z. Steinmeier e bëri gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

- Advertisement -

Presidenti gjerman nënvizoi se, Rusia pa respektuar të drejtën ndërkombëtare aneksoi Krimenën, kurse Kina me veprimet në Detin Jugor Kinez po shqetëson fqinjët. Për SHBA, tha se vetë slogani “Të bëjmë Amerikën të madhe së sërish”, përbën kërcënim për fqinjët dhe aleatët.

Sipas tij përgjigja e Gjermanisë duhet të jetë rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe kontributi më i madh në sigurinë evropiane dhe përforcimi i aleancës me SHBA.

Mosgatishmëria e Gjermanisë për të shpenzuar më shumë për mbrojtje, në një vend që është shtëpia e trupave amerikane në Evropë, ka qenë një nga kritikat më të forta të Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili ka vënë në dyshim vlerën e NATO-s për Uashingtonin.

Aktualisht, vetëm shtatë vende anëtare të NATO-s, përmbushin apo tejkalojnë objektivin për të shpenzuar 2% të GDP, të cilat janë SHBA, Britani, Greqi, Poloni dhe tre shtet baltike, Letoni, Lituani dhe Estoni.

Por, ndryshe nga Presidenti gjermani, Emmanuel Macron vazhdimisht ka mbrojtur idenë e një Evrope më autonome nga Uashingtoni kur vjen puna për sigurinë dhe mbrojtjen. Presidenti francez do të mbajë fjalim sot në Konferencën e Mynihut.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?