English

“Gabim katastrofik”, presidenti Hasan Rouhani pranon rrëzimin e avionit nga raketat iraniane

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti iranian, Hasan Rouhani ka shprehur “ngushëllimet e tij më të sinqerta” për familjarët e viktimave, të cilët gjendeshin në bordin e avionit ukrainas që u godit pas nga ushtria “pa dashje”, ashtu sikurse ata e quajtën.

- Advertisement -

Hetimi i brendshëm nga “Forcat e Armatosura” ka dalë në konkluzionin se raketat e lëshuara nga një gabim njerëzor, shkaktuan rrëzimin e tmerrshëm të avionit, ku për pasojë 176 persona të pafajshëm humbën jetën.

“Hetimet vijojnë për identifikimin dhe procedimin penal mbi këtë tragjedi të madhe, një gabim i pafalshëm”-shkruan presidenti iranian në rrjetin social “Twitter”

Rouhani ndër të tjera shtoi se “Republika Islamike e Iranit, ndjen thellësisht keqardhje për këtë gabim katastrofik”-shtoi presidenti Rohani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Kanadanë, përfshirë edhe vendet e tjera perëndimore, ngritën dyshime e tyre se avioni ishte qëlluar nga raketat e lëshuara nga irani që kishin si shënjestër dy objektiva irakiane që mirëprisnin forcat amerikane dhe ato të koalicionit të SHBA-së, pretendime të cilat fillimisht u hodhën poshtë nga regjimi i Iranit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se ekzekutimi i gjeneralit iranian, Qassem Soleimani nuk synonte në vetëvete fillimin e një luftë të re, por thjesht parandalimin e saj.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë të bërë për mediat dy ditë më parë theksoi se  është i gatshëm për paqe, pas kundërpërgjigjes që mori nga ana e  Iranit, i cili goditi me raketa dy baza amerikane në Irak.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?