English

Presidenti i FSHF-së shprehet se masat e marra nga FIFA për Luftëtarin dhe Flamurtarin janë të drejta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka pranoi zyrtarisht faktin që Luftëtari dhe Flamurtari kanë detyrime të papaguara dhe nuk mund të transferojnë futbollistë deri në shlyerjen e tyre.

- Advertisement -

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë i FSHF-së pranon dënimin për dy klubet shqiptare.

“Klubet kanë detyrime të papaguara dhe nuk kanë bërë asnjë merkato dhe nuk mund të bëjë asnjë merkato”, është shprehur presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Para disa ditësh FIFA konfirmoi lajmin për Euronews Albania, ndërsa tani edhe Federata Shqiptare e Futbollit reagon zyrtarisht në lidhje me këtë çështje.

“Nëse brenda afateve të përcaktuara bëjnë pagesat atëherë mund të rikthehen në merkato, por duhet të dinë që merkatoja përfundon në ditën e fundit të janarit”, ka shtuar presidenti Duka.

Ndër të tjera kreu i FSHF-së, ka theksuar se këto masa janë të drejta.

“Mendoj që është e drejtë edhe pse pak e dhimbshme”, është shprehur ai.

Presidenti i FSHF-së ndër të tjera foli edhe për futbollin e femrave ku u shpreh se do të jetë në qendër të projekteve të federatës për të ardhmen.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?