English

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për marrëveshjen bërthamore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNGA) se Irani është i gatshëm për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes për armët bërthamore me Perëndimin dhe bëri thirrje për përfundimin e luftërave në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme përmes dialogut.

- Advertisement -

“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi me pjesëtarët e JCPOA-s [Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit], nëse detyrimet nga JCPOA-ja zbatohet plotësisht dhe në mirëbesim. Dialogu për çështje të tjetra mund të pasojë”, tha Pezeshkian në fjalimin e tij të parë në takimin vjetor të UNGA-së, më 24 shtator.

Pezeshkiani, i cili u betua si president në korrik pasi u zgjodh pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi nga rrëzimi i helikopterit, ka thënë edhe më parë se Teherani është i hapur për të biseduar me Shtetet e Bashkuara për ta kthyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Presidenti Donald Trump në vitin 2018 e tërhoqi njëanshëm SHBA-në nga kjo marrëveshje, e cila ishte nënshkruar gjithashtu nga Kina, Franca, Rusia, Britania, Gjermania dhe Bashkimi Evropian. Trumpi vendosi pastaj sanksione të ashpra financiare kundër Teheranit.

Presidenti Joe Biden ka kërkuar rikthimin e marrëveshjes, por Uashingtoni dhe Teherani kanë pasur mospajtime rreth kushteve të saj.

Pezeshkiani tha se Irani shpreson se do të ketë lehtësim të sanksioneve, të cilat ai i quajti “armë shkatërruese dhe çnjerëzore të dizajnuara për ta gjymtuar ekonominë e një kombi.”

Ai bëri thirrje për një paradigmë të re globale që fokusohet në mundësitë “në vend që të jetë e fiksuar me kërcënimet e perceptuara”, duke thënë se ekziston mundësia për t’i tejkaluar kufizimet dhe për të hyrë në një epokë të re.

“Kjo epokë do të fillojë me njohjen e shqetësimeve të sigurisë së Iranit dhe bashkëpunimin mbi sfidat e ndërsjella”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?