English

Presidenti i KE-së, Michel: Paketë investimesh për Ballkanin Perëndimor, modernizim procesit të zgjerimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel foli për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së që pritet të propozohet brenda pak ditësh, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

- Advertisement -

Z. Michel theksoi se, do të ketë një “modernizmi të procesit të zgjerimit” dhe nga ana tjetër shtoi se, pritet të arrihet një pakt për një paketë investimesh për të vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës, kreu i Këshillit Evropian tha se, këto ndryshime pritet të arrihen gjatë konsultimeve të vendeve anëtare të BE-së gjatë javëve të ardhshme.  

“Në javët e ardhshme, në tryezën e Këshillit Evropian do të kemi rastin të debatojmë, por shpresojmë të kemi rastin të marrim vendime, të marrim orientime për të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe të Ballkanit Perëndimor në BE. Si President i KE, unë shoh 3 shtylla në qasje, në strategjinë që duhet të zhvillojmë së bashku.

Shtylla e parë është domosdoshmëria, dua ta shpjegoj këtu te ju, domosdoshmëria për vendet europiane, për kryetarët e qeverive që të bien dakord mbi mënyrën sesi do ta mendojnë procesin e zgjerimit.

Pika e dytë, siç e dini, Komisioni Europian para verës bëri propozime për Këshillin Europian, lidhur e hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Përsëri do ta kemi këtë debat në Këshillin Europian mbi bazën e propozimit që do të bëhet përsëri nga Komisioni Europian në lidhje me këtë temë.

Pika e tretë është thirrja që bëj dhe mobilizimi që duhet të bëhet rreth tryezës së BE për arritjen e një pakti investimesh dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, një pakt rritjesh që do të mobilizojë të gjitha sferat e mundshme, me qëllim që të inkurajohet zhvillimi ekonomik”, u shpreh presidenti i KE-së.

Duke komentuar skepticizmin e Francës dhe Holandës për hapjen e negociatave, z. Michel u shpreh se vendimet në Këshillin Evropian merren në mënyrë unanime dhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë ende nuk ka një vendim unanim.

“Do të kemi një debat shumë shpejt lidhur me modernizimin e procesit të zgjerimit, për disa kritere të rëndësishme politike. Mesazhi im është i qartë, sot nuk kemi unanimitet, dhe do të punojmë për të gjetur një pozicion unanim. Ambicia e 28 vendeve të BE-së është që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë në BE. Javët e ardhshme do të vazhdojmë debatet dhe diskutimet lidhur me këtë temë’, tha u shpreh z. Michel.

Ndërsa, z. Rama tha se Shqipëria pritet të njihet me qasjen e përgjithshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me procesin e zgjerimit dhe nuk kurseu ironinë me qëndrimin kundër zgjerimin që po mban Franca. Nga ana tjetër shtoi se cilido që të jetë vendimi në mars për hapjen ose jo të negociatave, reformat nuk do të ndalen.

“Në këto kushte, edhe Franca të ishte duke kërkuar të hynte në Bashkimin Evropian nuk do pranohej nga Franca, përpara se sa të bihej dakord për si do zhvillohej procesi”, theksoi kryeministri i Shqipërisë.

Në Bruksel, gjatë muajit Shkurt do të mbahet Konferenca e Donatorëve, për të ofruar ndihmë për Shqipërinë lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona ndërsa qindra të tjerë humbën shtëpitë e tyre.  Për këtë Presidenti i KE-së tha gjatë fjalës së tij se, synohet që  “përtej fjalëve dhe përtej mëshirës, përtej dashamirësisë, simpatisë dhe mbështetjes të ketë mbështetje reale për popullsinë e vendit tuaj”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?