English

Presidenti i kërkoi dorëheqjen, përgjigjet Etilda Gjonaj: Zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas deklaratës së presidentit të republikës, Ilir Meta i cili në një konferencë për mediat pak më parë e akuzoi ministren për shpërdorim detyre dhe paralajmëroi se, brenda ditës së hënë do të depozitojë pranë SPAK kallëzim penal për të.

- Advertisement -

Duken e cilësuar si përgjegjëse për grushtin e shtetit të organizuar sipas tij, ndaj institucionit të presidentit, kreu i shtetit i kërkoi ministres të japë dorëheqjen nga detyra.

Por menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar vetë ministrja e Drejtësisë, e cila përmes një postimi në Twitter e quan një marrëzi të radhës kallëzimin penal ndaj saj, ndërsa i kujton presidentit se ka në dorë vetëm dorëheqjen e tij dhe të askujt tjetër.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallëzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, – shkruan ministrja Gjonaj në Twitter.

 

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?