English

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel: Shqipëria frymëzim për BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Charles Michel, President i Këshillit Evropian gjatë fjalës së tij në Konferencën e Donatorëve, deklaroi se Bashkimi Evropian do të jetë krah Shqipërisë për të kaluar periudhën e vështirë të rindërtimit. z. Michel theksoi se, Shqipëria nuk është një vend i largët por është fqinj i vendeve anëtare të BE-së dhe se, së bashku ndajnë histori dhe të ardhme të përbashkët.

- Advertisement -

“Jemi një familje evropiane, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor nuk janë larg, ata janë fqinjët tanë. Ne kemi një  histori të përbashkët dhe kemi një të ardhme të përbashkët. Ne ndajmë sfida dhe mundësi të përbashkëta. Ne ndajmë interesa dhe vizion sigurie të përbashkët. Mendoj se konferenca e sotme do të jetë një sukses dhe besoj se populli i Shqipërisë do ta kalojë këtë dhe për këtë mbështetuni tek ne”, u shpreh Presidenti i KE-së.

z. Michel më tej tha se, të gjithë vendet anëtare të BE-së kanë deklaruar vullnetin e tyre për të ndihmuar popullin shqiptar për të tejkaluar këto momente të vështira. Ai theksoi se, fleksibiliteti Shqipërisë për BE është një “dritë frymëzimi”.

“KE ka miratuar një ndihmë të konsiderueshme për të ndihmuar Shqipërinë, për të rindërtuar. Ndihma jonë ka qenë shumë konkrete, nuk jemi vetëm por jemi të gjithë bashkë për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin e vendit të vet, duke filluar nga SHBA dhe Banka Botërore. Kjo do të jetë një nga pikat e forta të BE, duhet të mbledhim të gjithë komunitetin ndërkombëtar për të qenë bashkë. Duhet të rindërtojmë shkolla, dhe duhet të punojmë krah për krah.”

Edi Rama: Patëm 2 tërmete të vështirë në 2019, mohimi i negociatave nga BE ishte poshtërim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shfaq i përulur dhe i prekur në fjalën e gjatë të mbajtur në Konferencën e Donatorëve kushtuar Shqipërisë. Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi në gjuhët e vendeve pjesëmarrëse, siç tha në emër të të gjithë shqiptarëve për ndihmën dhe solidaritetin e ofruar në drejtim të Shqipërisë në një moment tragjik për kombin, ndërsa nuk i kurseu lutjet që ndihma ndaj kombit tonë në këtë moment të vështirë të vazhdojë.

“Faleminderit që e pranuat ftesën e presidentes së KE për të kuptuar se sa të errëta ishin këto momente për vendin tonë. Kështu që ju lutem të na ndihmoni të rimëkëmbemi për dëmet, që shkojnë përtej mundësive tona financiare. Faleminderit Ursula, ty personalisht dhe ekipit tënd dhe faleminderit Charles Michel. Ju patët edhe tërmetin tuaj me Brexit dhe unë isha kaq i trishtuar.

Duke ardhur nga një vend që është kaq i lidhur me Evropën, mendova sa bukur do të ishte sikur flamuri shqiptar të zëvendësonte flamurin e bukur të Britanisë së Madhe, por nuk do t’jua kërkoj këtë se jeta nuk është aq e thjeshtë”, – tha z. Rama.

Teksa bëri një përmbledhje të dëmeve të shkaktuara në vendin tonë na tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri risolli në vëmendje faktin se fatura e përllogaritur është rreth 1 mld euro, një shifër kjo e papërballueshme për një vend si Shqipëria.

Megjithëse tema e konferencës ishte tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri i Shqipërisë nuk harroi të risillte në vëmendje atë që e cilësoi si tërmetin e dytë të vitit 2019, tërmetin politik të mos hapjes së negociatave për Shqipërinë nga BE në tetor, që siç tha kryeministri ishte si mallkim i historisë që na godiste.

“E dimë që nuk janë kohët më të lehta për BE, për ne mohimi nga BE ishte tronditës, ndjemë dhimbje dhe poshtërim. Ne kemi bërë gjithçka që mundëm dhe na u kërkua, dhe sërish përgjigjja ishte jo. Dy goditje të forta njëra pas tjetrës dhe ne ende qëndrojmë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë.

Në fund të 2019, ky vit solli 2 ditë të këqija për vendin tim, le të shënojë kjo ditë kthesën dhe 2020 të jetë një vit rindërtimi dhe shprese”, – tha z. Rama.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?