English

Presidenti i Kosovës: “Besoj që së shpejti do të ndodhë njohja reciproke Kosovë-Serbi”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nën udhëheqjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell, ka besim të plotë se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të përmbyllet së shpejti me njohje reciproke.

- Advertisement -

Thaçi ka shkruar në Facebook se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?