English

Presidenti i Republikës takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti këtë të mërkurë një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, anëtarë të Komitetit për Demokraci dhe Siguri.

- Advertisement -

Parlamentarët vlerësuan rolin që Shqipëria luan në NATO, si edhe kontributin e saj në mbrojtje të parimeve dhe vlerave të Aleancës.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është tërësisht e përkushtuar për të vijuar me angazhimet e saj në NATO dhe për të forcuar mbrojtjen kolektive.

Takimi u zhvillua më pas në formën e një bashkëbisedimi,gjatë të cilit Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me situatën në rajon, mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, si edhe nevojën e gjetjes së zgjidhjeve nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv.

“Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje, stabiliteti dhe eksportuese e sigurisë”, – garantoi Kreu i Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?