English

Presidenti Joe Biden: Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalnyt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të premten se nuk ndihet i befasuar por i “zemëruar” pas vdekjes së raportuar të liderit opozitar rus, Alexei Navalny, duke thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është përgjegjës për vdekjen e tij.

- Advertisement -

“Ai e kundërshtoi trimërisht korrupsionin, dhunën dhe të gjitha gjërat e këqija që po i bënte Qeveria e Putinit”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai ishte shumë gjëra që Putini nuk ishte,  ai ishte trim, i përkushtuar dhe besonte se një Rusi për të gjithë ishte një Rusi “për të cilën ia vlente të luftohej””,-tha Biden.

Shtëpia e Bardhë tha se është duke kërkuar më shumë të dhëna rreth vdekjes së Navalnyt në burgun rus.

Kjo ngjarje i ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet tashmë të përkeqësuara mes SHBA-së dhe Rusisë.

Navalny, 47-vjeçar, ka qenë kritik i zëshëm i Putinit, dhe Biden kishte thënë pas një takimi me Putinin në Gjenevë në qershor 2021 se vdekja e Navalny do të kishte rrezikuar pasoja shkatërruese për Putinin.

Biden dhe Putin kanë mospajtime të thella për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që nisi para dy vjetëve, dhe Bideni tani po i bën thirrje republikanëve në Kongresin amerikan ta mbështesin dhënien e ndihmës shtesë financiare për armatimin e ushtrisë ukrainase në këtë luftë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?