English

Presidenti Meta: Anëtarësimi në NATO, arritja më e madhe e kombit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e cilëson anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit. z. Meta ka rikujtuar atë që ndodhi në prill 2009 përmes një video, ku tregohen pamje të tij duka takuar zyrtarë amerikane në cilësinë e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm.

- Advertisement -

“Anëtarësimi i Shqipërisë në #NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar. Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues”, deklaron Presidenti.

Z. Meta më tej ka shprehur falënderim për ish-presidentin e SHBA, George W. Bush, i cili me vizitën e tij në Tiranë u më presidenti i parë amerikan që shkel në tokën shqiptare.

“Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George W. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor. Tashmë ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 17 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s”, përfundon Presidenti.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?