English

Presidenti Meta dekreton me rezerva buxhetin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndryshe nga sa bëri një vit më parë, Presidenti Meta ka dekretuar hyrjen në fuqi të buxhetit për vitin 2020. Në një njoftim për shtyp, zyra e Presidencës bëri me dije se kreu i shtetit e ka marrë këtë vendim me shumë rezerva, por ka hedhur firmën për të mos vonuar marrjen e masave për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.  

- Advertisement -

“Presidenti i Republikës, për të mos penguar zbatimin e masave të menjëhershme që lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, ka dekretuar pa vonesë ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e shtetit për vitin 2020”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, Presidenti liston një sërë vërejtjesh ndaj ligjit për buxhetin e vitit 2020, ku si pikë kryesore ka rritjen ekonomike.

Nga shqyrtimi i ligjit, Presidenti ka konstatuar shumë problematika dhe konkretisht: Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2019, në një mesatare për 2.8% për nëntë mujorin, krahasuar dhe me rritjen e rishikuar nga Ministria e Financave prej 3.4%”, shkruhet më tej.

Në dhjetorin e vitit 2018, kreu i shtetit vendosi të kthente për rishqyrtim në Kuvend buxhetin e vitit 2019, nën argumentin që në ligjin fiskal të parashikoheshin edhe kërkesa e studentëve, të cilët në muajin e fundit të vitit 2018 protestuan në rrugët e Tiranës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?