English

Presidenti Meta dekreton emërimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar emërimin e tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë. Pas propozimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Meta ka dekretuar emërimin e Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda.

- Advertisement -

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë,  është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe nga se po ndodh me emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, mes Presidentit dhe mazhorancës vijon përplasja për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?