English

Presidenti Meta kërkon dorëheqjen e ministres së Drejtësisë: Do e kallëzoj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë sërish për të denoncuar atë që ai e konsideron “grusht shtetit” ndaj reformës në drejtësi. Z. Meta duke e cilësuar si tentativë flagrante publikimin në Fletoren Zyrtare, të vendimit të KED për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tha se e përfshirë në këtë çështje për kapjen e kësaj gjykate, është përfshirë dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

- Advertisement -

Presidenti u shpreh se, “vendimet e KED nuk botohen në Fletoren Zyrtare dhe asgjëkundi tjetër, por vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë”, shtoi se, kjo është bërë me urdhër të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Për këtë, arsye, z. Meta paralajmëroi se, brenda ditës së hënë, do të depozitojë pranë SPAK kallëzim penal për Gjonajn.

“Ka kryer përmes shpërdorimit të detyrës, falsifikimeve dhe ndërhyrjeve të paligjshme në bashkëpunim me disa zyrtarë të lartë të këtij institucioni, disa vepra penale. Për këto arsye dhe prova të tjera, që po sigurohen, brends ditës së hënë, do të depozitoj pranë Prokurorisë së Posaçme kallëzim penal për ministres në detyrë të Drejtësisë, znj, Etilda Gjonaj dhe jo vetëm. Duke qenë së ministrja, Etilda Gjonaj, tashmë e ka humbur tërësisht besimin e Presidentit të Republikës, të shprehur me dekret për emërimin e saj, do të mirëprisja brenda ditës së hënë, dorëheqjen e saj dhe përballjen me drejtësinë thjesht si ish-ministre duke evituar kështu detyrimin apo dhe precedentin që Presidenti të padisë një ministre që ushtron detyrën”, u shpreh z. Meta.

President i Republikës bëri dhe një tjetër paralajmërim për mazhorancën qeverisëse duke thënë se, Gjykata Kushtetuese është vijë e kuqe që nuk duhet kaluar. “Të mos e ngacmojnë Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, sepse mbi këto është populli. I kam paralajmëruar prej tre vitesh. Gjykata Kushtetuese është vijë e kuqe, dhe vijë e kuqe flakë”, theksoi Presidenti gjatë fjalës së tij.

Presidenti, Ilir Meta prej disa muajsh ka nisur një përplasje me Parlamentin sa i takon kompetencave për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Z. Meta ka akuzuar kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani se po tenton që t’i rrëmbejë kompetencat. Për këtë përplasje është kërkuar dhe mendim nga Komisioni i Venecias, që pritet të shprehet më 20 mars me opinion zyrtar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?