English

Presidenti Meta kthen “Antishpifjen”: Shkel Kushtetutën, lirinë e shprehjes dhe konventat evropiane

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në kuvend 2 ligjet e Paketës Antishpifje. Sipas kreut të shtetit këto dy ligje shkelin parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik dhe cënojnë lirinë e shprehjes.

- Advertisement -

Sipas Metës këto ligje bien në kundërshtim me kushtetutën në disa nene të saj, dhe konventën europiane të të drejtave të njeriut.

argumentat e tij, presidenti thekson se nëse cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, dhe media vendoset nën kontroll politik, atëherë është cenuar dhe rendi i lirë dhe kushtetues, me pasoja direkte dhe shumë të rënda për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Këtë veprim të presidentit e kishte paralajmëruar në seancën e miratimit të paketës antishpifje edhe kryeministri Rama.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?