English

Presidenti Meta përshëndet miratimin e ligjit për simbolet kombëtare nga Mali i Zi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me 41 vota pro Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar projektligjin për simbolet kombëtare, të hartuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi.

- Advertisement -

Ky ligj garanton përdorimin lirshëm të flamurit shqiptar nga shqiptarët e Malit të Zi, duke fshirë totalisht nenin 23 të ligjit për rendin dhe qetësinë publike, përmes të cilit sanksionohej përdorimi i flamurit shqiptar. Përmes këtij ligji, gjatë viteve të fundit janë gjobitur shumë shqiptarë.

Presidenti i republikës së Shqipërisë, Ilir Meta e ka përshëndetur miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare.

Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook, Presidenti Meta e cilëson këtë ligj një hap të rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave.

“Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institucioneve në Malin e Zi që kontribuuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm”, – shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?