English

Presidenti polak vendos të bojkotojë memorialin e Holokaustit në Izrael

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Polonia konfirmon për Euronews se presidenti i vendit, Andrzej Duda, do të bojkotojë ceremoninë që shënon çlirimin e kampit të përqendrimit nazist Aushvic, pasi i është refuzuar kërkesa për të mbajtur një fjalim.

- Advertisement -

Përmes një deklarate, presidenti polak tha se nuk sheh asnjë arsye përse nuk është lejuar të flasë, pasi iu është kërkuar udhëheqësve të Francës, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë.

Presidenti Duda tha se mungesa e një zëri polak gjatë konferencës – e cila shënon këtë vit 75 vjetorin e çlirimit të Aushvicit– është “një falsifikim i historisë”.

Ai ka kërkuar t’i përgjigjet presidentit rus, Vladimir Putin, i cili së fundmi i ka hedhur Polonisë një pjesë të fajit për Luftën e Dytë Botërore.

Kjo nuk është hera e parë që Putin bën akuza të tilla, duke pretenduar në një sërë rastesh se Polonia është përgjegjëse për luftën që ka filluar në 1939, kohë kur vendi u pushtua nga Gjermania Naziste dhe më pas Bashkimi Sovjetik.

Më pas, Polonia u kthye në vendngjarjen e disa prej mizorive më të mëdha të regjimit nazist. Rreth 6 milion hebrenj janë vrarë gjatë Holokaustit, 3 milion prej tyre me origjinë polake.

Memoriali Holokaustit

Nëpërmjet një deklarate, Jad Vashemi, Memoriali i Holokaustit në Jeruzalem, konfirmoi se presidentit Duda nuk do t’i kërkohet të flasë në ceremoninë e Forumit Botëror të Holokaustit më 22 dhe 23 janar.

“Liderët që do të flasin në këtë ceremoni përfaqësojnë 4 fuqitë e mëdha aleate, të cilët çliruan Europën dhe botën nga tirania vdekjeprurëse e Gjermanisë naziste”, tha një zëdhënës për Euronews.

“Është e rëndësishme të theksohet se nga 1.5 milion viktima nga kampi i vdekjes Aushvic-Birkenau, rreth 1.1 milion ishin hebrenj të cilët u vranë thjesht sepse ishin hebrenj”.

Putin e ka kundërshtuar ashpër rezolutën e adoptuar nga Parlamenti Europian që thotë se Bashkimi Sovjetik mban përgjegjësi për Luftën e Dytë Botërore së bashku me Gjermaninë, duke e cilësuar si “absurditet absolut”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?