Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak orësh ka konfirmuar se ka nënshkruar dekretin që në Kosovë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas përhapjes së COVID-19.
Pas nënshkrimit, ky dekret do të dërgohet në Kuvend, ndërsa pritet të hyjë në fuqi pasi që parlamenti ta miratojë atë. Në një postm në ‘twitter”, kreu i shtetit Hashim Thaçi i ka bërë thirrje Kuvendit ta ratifikojë dekretin pa humbur kohë.
“Bazuar në kompetencat e mija kushtetuese si president, pas takimit të sontëm me Këshillin e Sigurisë së Kosovës, kam nënshkruar një dekret për deklarimin e Shtetin e Emergjencës pas situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19. I bëj thirrje parlamentit të bëhen bashkë e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar Thaçi.
Por, qeveri e Kosovës ka zgjedhur të mos pajtohet me dekretin e Hashim Thaçit. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi gjatë një konference për mediat theksoi se Qeveria është kundër kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Sipas Abazit, Kryeministri Albin Kurti nuk është në pajtueshmëri me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.