English

Presidenti Trump testohet për COVID-19, Shtëpia e Bardhë shton masat e kujdesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas disa ditësh rezistencë, presidenti amerikan Donald Trump lajmëroi të shtunën se ishte testuar për coronavirusin dhe se ishte në pritje të rezultateve, ndërsa Shtëpia e Bardhë shtoi masat e kujdesit rreth tij, duke marrë parasysh ekspozimin direkt dhe indirekt të presidentit ndaj COVID-19.

- Advertisement -

Trump i tha gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë se kishte matur temperaturën dhe se ishte “krejt normale” përpara se të hynte në sallë për të diskutuar përpjekjet e qeverisë për të ndaluar përhapjen e virusit. Pandemia tashmë ka infektuar më shumë se 2,000 persona në SHBA dhe ka shkaktuar të paktën 50 vdekje.

Trump ka refuzuar të testohet prej ditësh – nga shqetësimi se kjo do ta bënte të dukej i dobët – pavarësisht takimeve me të paktën tre persona që janë testuar pozitiv me COVID-19. Trump tha të premten se “me shumë gjasa” do të testohej “së shpejti”, por doktori i Shtëpisë së Bardhë tha në një dokument të bërë publik para mesnatës se nuk ishte kërkuar ndonjë test, pavarësisht kontaktit, sepse ai nuk kishte shfaqur simptoma si temperatura apo kolla.

Ligjvënës të shumtë dhe një numër i lartë i qytetarëve kudo në SHBA, të cilët kanë pasur të njëjtën shkallë ekspozimi jo vetëm që janë testuar, por gjithashtu kanë zgjedhur të vetëkarantinohen si masë parandalimi për të shmangur infektimin e të tjerëve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?