English

Presidentja e Zvicrës organizon festë origjinale për 60-vjetorin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidentja e Zvicrës, Simonetta Sommaruga së shpejti do të festojë 60-vjetorin e lindjes dhe ajo ka vendosur që të ftojë me këtë rast, qytetarë që kanë lindur në të njëjtën ditë me të.

- Advertisement -

“Do të isha e kënaqur, të merrja regjistrimin tuaj për festën time të ditëlindjes”, ka postuar znj. Sommaruga në Twitter.

Qeveria federale ka shpjeguar se, vetëm “ata që, ashtu si presidentja, do të mbushin 60 vjeç më 14 maj në 2020” mund të marrin pjesë në festën e organizuar.

Festa do të mbahet në Bern dhe numri i pjesëmarrësve pritet të jetë i kufizuar.

Ata që plotësojnë kriteret, duhet të plotësojnë një kërkesë të shoqëruar me kartë identiteti apo pasaportë.

Sipas të dhënave zyrtare, 8 492 persona kanë lindur në Zvicër në maj 1960, që i bie mesatarisht 274 persona për çdo ditë të muajit.

Presidenti në Zvicër ka një rol kryesisht ceremonial dhe këtë rol e kryer me rrotacion secili nga 7 anëtarët e Këshillit Federal.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?