Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Për shkak të numrit të madh të votuesve ajo vendosi të pres në radhë për ta shfrytëzuar të drejtën e saj demokratike.
Në Kosovë po mbahen sot zgjedhjet parlamentare ku rreth 2 mln qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin qeverinë për 4 vitet e ardhshme.
Shumica e liderëve politike kanë hedhur tashmë votën e tyre duke inkurajuar qytetarët për pjesëmarrje masive në votime.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet në Kosovë, veterani voton me uniformën e UÇK
- Nis procesi i votimit në Kosovë, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote