“Presim shpikjen e radhës të opozitës”, Olta Xhaçka: Dikur Babalja, sot McGonigal

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Trillim dhe inskenim të opozitës e ka quajtur Olta Xhaçka debatin për çështjen McGongal. Sipas saj opozita kërkon të gjithmonë të krijojë debate të tilla për shkak të shterimit të ideve për të goditur maxhorancën.

Xhaçka tha se çështja e McGonigal, ngjason me atë të Babales, e cila tashmë dihet se ishte e fabrikuar nga opozita.

“Është për të ardhur keq që po humbasim kohë e energji duke u marrë me një çështje që nuk është çështje. Opozita ka çdo të drejtë të kërkojë mocione, interpelanca e shpjegime. Ne kemi detyrime të japim shpjegime për çdo gjë që kërkohet, por kjo që po bën opozita është abuzim me të drejtën që i jep ligji.

- Advertisement -

Opozita ka ngritur dhe çështje të tjera po si kjo në vend që të merret me çështje që u intereson shqiptarëve. Ka ardhur një pikë që me t’u mbyllur njëra shpikje fillojmë dhe vrasim mendjen se cila do jetë shpikja e radhës, ajo që më bën çudi është se kjo sjellje vazhdon edhe pse në kushedi sa raste që është provuar që bëhet fjalë thjesht për trillime. Është provuar që bëhet fjalë për trillime, apo mashtrime të inskenuara nga opozita.

Rasti McGonigal nuk është rast i izoluar Besoj e mbani mend me sa përkushtim iu dedikua opozita çështjes Babalja që tashmë është provuar që ka qenë tërësisht e fabrikuar. Dje ishte “Babalja”, sot është “Mcgonigal”. E vërteta është se kësaj opozite i kanë shteruar idetë.

Nuk di të sjellë alternativa dhe propozime, por merret vetëm me teori komplotesh të tilla të cilat rastësisht fillon e trumbeton e i kthen në kauza të luftës politike sa herë që troket drejtësia në derë”, tha ministrja Xhaçka duke shtuar se; “Ambasadorët e huaj habiten me zakonin e PD për t’u marrë me teori komploti kaq halucinante”.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Delfino Rent-A-Car zgjeron partneritetin franchise me SIXT në Shqipëri

Delfino Rent-A-Car, një franchise e pavarur SIXT në Maqedoni, zgjeron partneritetin ekskluziv me liderin global në shërbimet e lëvizjes premium duke hyrë në tregun...

Hëngrën karamele me kanabis, dhjetra nxënës në Xhamajkë shtrohen në spital

Më shumë se 60 nxënës të shkollave fillore u shtruan në spital në Xhamajka të hënën pasi pa e ditur hëngrën karamele të mbushura...

Sëmundja e shkaktuar nga mushkonjat, humbin jetën 1 mijë njerëz në Bangladesh

Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur në Bangladesh si pasojë e një sëmundje që po përhapet me shpejtësi. Që nga janari, 1,017 njerëz kanë...

TË FUNDIT

“Do zgjidhja gruan, jo fëmijën gjatë lindjes”- Gazmend Ujkashi: S’e vë në diskutim

Kozmetologu Gazmend Ujkashi tha në emisionin “Good Morning Albanians” se nëse do i duhej të bënte zgjedhjen e vështirë mes fejuarës dhe fëmijës së...

U zgjodh zv. president i UEFA, flet Duka: S’e kisha menduar kurrë, kush ma propozoi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, më 26 shtator u zgjodh Zëvendëspresident i UEFA-s në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë së...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×