English

Presion ndaj SHBA-ve? Kim Jong Un inspekton impiantin e armëve bërthamore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lideri koreano-verior Kim Jong Un inspektoi një impiant që prodhon materiale bërthamore, ku bëri thirrje për avancimin e kapaciteteve luftarake atomike të vendit të tij.

- Advertisement -

Mediat lokale raportuan se Kim vizitoi një bazë speciale dhe Institutin për Armët Bërthamore, por nuk specifikuan vendndodhjen e këtyre strukturave.

Nga fotot e publikuara, mund të supozohet se lideri i vendit komunist ka vizituar një impiant për pasurimin e uraniumit.

Lajmi vjen në një kohë kur Pheniani po përpiqet të rrisë presionin ndaj Shteteve të Bashkuara, pas marrjes së detyrës nga presidenti Donald Trump.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Fox News”, Trump e quajti Kim një “tip inteligjent” dhe jo një “besimtar të zellshëm”. Gjithashtu, ai u shpreh i gatshëm të rivendoste marrëdhëniet diplomatike me të.

Shumë analistë e shohin armatimin e Koresë së Veriut si pjesë të strategjisë së saj për të siguruar lehtësim të sanksioneve dhe koncesione nga Shtetet e Bashkuara.

Në 2018, një zyrtar i lartë koreano-jugor deklaroi se Pheniani kishte prodhuar 20 deri në 60 armë bërthamore, por ekspertët friksohen se regjimi mund të ketë mbi 100 të tilla.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?