English

Prespa, 24 vite Park Kombëtar. Miliona euro investime, por banorët s’kanë përfituar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pusteci është një nga zonat më të bukura turistike në juglindje të vendit. Në 2 Shkurt të vitit 2000 zona e Prespës do të shpallej Park Kombëtar, e në këto 24 vite kanë qenë me dhjetra milionë euro të investuara në këtë krahinë nga fonde të BE dhe donatorë të huaj.

- Advertisement -

Por sa përfitim të drejtpërdrejtë kanë pasur banorët e kësaj zone nga investimet e kryera nga projektet e shumta të huaja?

Kryetari i bashkisë së Pustecit Pali Kolefski thotë se gjatë 24 viteve të Parkut Kombëtar të Prespës banorët e kanë pasur të pakët ndihmën e projekteve të implementuara nga donatorë të shumtë të vendeve të Bashkimit Europian.

“Nuk di si të flas sepse flitet për shuma të mëdha. Unë mendoj se në hartimet e projekteve nuk janë marrë nevojat e vërteta të komunitetit. Fakt është se nga shpallja si park kombëtar para 24 viteve, është bërë ndryshim i madh në florën e faunën në Pustec por krahasuar me njerëzit është bërë shumë pak, i kemi dhënë shumë këtij parku, janë investuar shumë lek por feedback në njerëzit nuk ka fare”, tha Kolefski.

Në të njëjtën linjë është dhe operatori turistik i kësaj zone Kiço Ago.

“Unë si operator turistik gjatë krijimit të parkut kombëtar nuk kam përfituar asnjë qindarkë. Në vend të bëhej turizmi, nuk e di ku kanë vajtur këto lek. E kam bërë problem por asgjë nuk është bërë. Disa kanë përfituar në suvatim por nuk duket investimi”, tha Ago.

Edhe drejtori i zonave të mbrojtura të qarkut të Korçës, Gjergji Koki, pranon faktin se ndihma e projekteve të parkut ka qenë e vogël por shton se gjatë këtyre viteve është bërë punë e madhe në organizimin e parkut kombëtar, ruajtjen si dhe rikthimin e florës e faunës e në veçanti të kafshëve të egra, që ishin rralluar së tepërmi.

“Ka pasur një impakt të madh në infrastrukturën e parkut, në ekosistem dhe kuptohet keto iniciativa kane sjelle pozitivitet tek banorët. Është pritur me shumë nga projektet, zakonisht gjithmonë perceptohen si investimi tek banorët gjë që nuk ndodh se janë projekte studimi, janë në formë konsulencash, që ndikojnë në planet e menaxhimit por natyrisht mund të kishte më tepër impakt tek banorët por nevojat e parkut kanë qenë të mëdha”, tha Koki.

Parku Kombëtar i Prespës ka një sipërfaqe prej 27.613 hektarë. Në këtë park jetojnë 61 gjitarë, 23 lloje peshqish, 8 endonike.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?