Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Barbas të Petrelës, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit.
Sipas informacionit zyrtar të Policisë, shtetasi me inicialet M.P., rreth 65 vjeç, dyshohet se ka pësuar një aksident teksa ka dëmtuar aksidentalisht dorën në një makineri të fabrikës. Për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Fabrika, ku ndodhi aksidenti, është në pronësi të shtetasit Xh.H. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme.
“Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- E zë poshtë masivi shkëmbor, ndërron jetë punëtori 47-vjeçar në Berat
- Emri| Bie nga lartësia në vendin e punës, ndërron jetë shqiptari në Itali