English

Prezenca e OSBE-së ndihmon Shqipërinë në zbatimin e axhendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zyrtarë të lartë shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të trupit diplomatik u mblodhën sot, në Tiranë, për të diskutuar arritjet në zbatimin e rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Shqipëri, dhe hapat e mëtejshëm.

- Advertisement -

Veprimtaria u organizua nga Prezenca e OSBE-së dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Shqipëria miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në vitin 2018 dhe punon ngushtë me OSBE-në për ta përkthyer përkushtimin e saj ndaj grave në siguri në një kontribut të vërtetë e të prekshëm. Ne jemi plotësisht të gatshëm të mbështesim vendin në zbatimin e rezolutës 1325”, – tha kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt.

Në konferencën, ku folën edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u treguan praktikat më të mira në zbatimin e planeve kombëtare të veprimit për rezolutën 1325 në Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrësit diskutuan për rolin e institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë të zhvillimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në çuarjen përpara të axhendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ata theksuan nevojën për struktura të efektshme, të cilat u mundësojnë grave pjesëmarrjen aktive në proceset e paqes dhe në veprimtaritë afatgjata për ndërtimin e paqes.

Mesazhi i përgjithshëm i konferencës ishte se sfidat në zbatimin e rezolutës 1325 nuk mund të trajtohen si duhet nëse shihen si detyrë vetëm e qeverisë.

Konferenca vuri në dukje se veprimet në fushën e Grave, Paqes dhe Sigurisë duhet të mbështeten në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe në rolin aktiv të shoqërisë civile dhe të medias, si edhe në faktet e zbatimit të kësaj axhende në mbarë rajonin e OSBE-së. Studimi më i fundit i OSBE-së “Zbatimi i axhendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në rajonin e OSBE-së” është një pikënisje e mirë në këtë drejtim.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?