English

Princ Harry: “Unë dhe Meghani nuk po largohemi nga Familja Mbretërore”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Princi Harry ka folur publikisht për herë të parë për polemikat mbi familjen mbretërore, duke thënë se ai ndihet “tej mase i trishtuar” por “nuk kishte asnjë opsion tjetër” përveçse t’i shkëpuste pothuajse të gjitha marrëdhëniet e tij dhe të bashkëshortes së tij me Pallatin Mbretëror.

- Advertisement -

Komentet e tij të sinqerta gjatë një mbrëmjeje bamirësie ishin të parat që kur çifti deklaroi se do të ndaheshin nga Familja Mbretërore me shpresën se do të kishin një jetë më të qetë.

Harry tha se ky vendim nuk ishte i lehtë për të dhe shpresonte se gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeta II, së bashku me pjesën tjetër të familjes do t’i mbështesnin ata. Ai e quajti këtë vendim si “një hedhje besimi”.

Gjatë fjalimit të tij në mbrëmjen e bamirësisë, Harry tha se një prej arsyet e vendimit të tij ishte presioni mediatik duke shtuar se “media është shumë e fuqishme”.

Harry tha se ai dhe gruaja e tij Meghan synojnë të vazhdojnë një jetë shërbimi dhe se mbështetja dhe dashuria e tyre për Mbretërinë e Bashkuar është e paprekshme, por shtoi se ishte e nevojshme për të që të ndahej nga Familja Mbretërore.

“Ne nuk po largohemi, dhe padyshim që nuk po largohemi nga ju”, tha ai, “ne shpresojmë të vazhdojmë t’i shërbejmë mbretëreshës, republikës dhe shoqatave ushtarake pa pasur nevojën e financimit publik”.

Harry dhe Meghan planifikojnë ta shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës në Kanada. Duke filluar nga kjo pranverë ata do të ndalojnë së përdoruri titujt e tyre mbretërorë dhe nuk do të përfitojnë më financime publike.

Harry e mbajti këtë fjalim gjatë një mbrëmje bamirësie për të rinjtë që vuajnë nga HIV në Afrikë. Në fillim të fjalës së tij ai tha se shumë nga të pranishmit e kishin parë atë të rritej dhe se donte të ishte plotësisht i sinqertë me ta, “duke thënë aq sa mundem, jo si një princ apo një dukë, por si Harry”.

“Gjithmonë do të kem respektin më të lartë për gjyshen time – komandanten time – dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj saj dhe ndaj pjesës tjetër të familjes për mbështetjen që ata na kanë dhënë mua dhe Meghani-t gjatë muajve të fundit”, shtoi ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?