English

Princ William “jep mesazhe” mbi tank pranë kufirit me Rusinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit rus është komentuar si një mesazh i fortë nga mediat britanike.

- Advertisement -

BBC, shkruan se Princi William ka vizituar  Estoninë për të mbështetur trupat e Mbretërisë së Bashkuar në atë që tani është dislokimi më i madh operacional i Ushtrisë Britanike jashtë shtetit, duke mbrojtur shtetin baltik nga kërcënimi i Rusisë.

Të premten, në një zonë stërvitjeje ushtarake të ftohtit të acartë, të mbushur me baltë, princi vizitoi ushtarët dhe pa pajisjet ushtarake që ruanin krahun lindor të NATO-s .

Princi, me uniformë kamuflazhi, duke parë nga një tank Challenger 2 dhe më pas nga një automjet luftarak i blinduar, duket se ka dwrguar sinjale për angazhimin e MB për të penguar çdo agresion nga Rusia.

Gjatë udhëtimit të tij dy-ditor në Estoni, Princi William vizitoi disa nga 900 trupat britanike në këtë forcë shumëkombëshe, duke përfshirë ushtarë të regjimentit Mercian, ku princi është kryekolonel.

Ai zhvilloi një turne në terrenet e stërvitjes ushtarake në kampin Tapa – pjesë e Operacionit Cabrit, i cili është kontributi i Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar “sigurinë dhe mbrojtjen kolektive” të NATO-s në këtë rajon të cenueshëm të Balltikut.

Princi, i cili mbante një distinktiv të NATO-s në uniformën e tij, iu shfaq stërvitje në terren për këtë grup beteje, duke u takuar gjithashtu me trupat estoneze dhe franceze.

Pas demonstrimit, William pati mundësinë të drejtonte një Archer, një sistem artilerie të gjeneratës së re me një distancë prej mbi 50 km. Vizita e tij synon të tregojë mbështetjen e Britanisë për Estoninë dhe NATO-n, veçanërisht në sfondin e tensioneve me Rusinë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?