English

Princi Harry dhe Meghan Markle “heqin dorë” nga funksionet mbretërore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Princi Harry dhe Meghan Markle do të tërhiqen nga funksionet mbretërore “për tu bërë financiarisht të pavarur” ka deklaruar çifti.

- Advertisement -

deklaratën e tyre në Instagram, Duka dhe Dukesha e Suseksit thanë se e kanë marrë këtë vendim “pasi kanë reflektuar për muaj me radhë”.

“Kemi zgjedhur të bëjmë një tranzicion këtë vit, duke nisur kështu të ndërtojmë një rol të ri progresiv  brenda këtij institucioni”, thanë përmes një deklarate.

“Tani planifikojmë të baraspeshojmë kohën midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të nderojmë detyrën tonë ndaj Mbretëreshës, dhe Komonuellthit”.

“Ky ekuilibër do të na lejojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai ka lindur, duke i dhënë njëkohësisht familjes tonë hapësirë për tu fokusuar për kapitullin e ardhshëm, duke përfshirë dhe nismën për një ent bamirësie të ri”.

Deklarata është bërë pas kthimit të çiftit nga Kanadaja, ku ishin duke kaluar pushimet e Krishtlindjeve.

Mungesa e tyre në fotografinë tradicionale të Krishtlindjeve, me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, u lexua si një shenjë e ngushtimit të rrethit të pasardhësve të fronit, Princi Charles dhe djali i tij  madh, Princi William.

38 vjeçarja Meghan Markle, ka jetuar 7 vite në Toronto, ku ka marrë pjesë në xhirimet e serialit televiziv “Suits”.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?