Mësimi me turne është kthyer në problem për prindërit që kanë fëmijët në shkolla. Ata e kanë të pamundur t’i çojnë dhe t’i marrin, të vegjlit e tyre.
“Goca ime as e merr, as se sjell, të më mbajë Zoti me shëndet mua, gjyshet shyqyr kush është e fortë,” – tha një qytetare.
“U zhgënjyem se na thanë në fillim që nuk do ketë turne, por megjithatë ne jemi mësuar. Vjet kështu e bëmë,” – u shpreh një tjetër.
Në shkollën “Kongresi i Lushnjës” fëmijët thonë se janë lajmëruar për mësimin me turne, dje kur erdhën në shkollë.
“Mësuesja ime na tregoi se kur do bëhej mësimi dhe atëherë e mora vesh. Mua më fillon në 12 e gjysmë deri në 5 pa 10. Kur mbaroj shkoj vetë, kaloj tek vizat e bardha,” – u shpreh një nxënës.
Edhe pse u tha se për këtë vit të ri shkollor, nuk do të kishte mësim me turne, në fakt, ka rezultuar kundërta. Në Tiranë ka disa shkolla, që vijojnë mësimin për shkak të mbingarkesës dhe mungesës së kushteve.
LEXONI GJITHASHTU: