English

Prindërit të painformuar për anët negative të lundrimit në internet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një kohë që interneti gjen përdorim të gjithanshëm, risqet e ekspozimit të fëmijëve në internet rriten edhe më shumë. Sipas UNICEF, Prindërit nuk janë të informuar mbi zgjidhjet teknologjike që mbrojnë fëmijët nga informacioni I dëmshëm që qarkullon në internet

- Advertisement -

Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin për gjithçka. Por shpesh ata ekspozohen ndaj risqeve për të cilat janë të pavetëdijshëm. Materialet e papërshtatshme që përfshin ato pornografike, me shfaqje dhune, urrejtje apo që inkurajon aktivitete të rrezikshme apo të paligjshme, padyshim që kanë një ndikim të madh te fëmijët.

Sipas të dhënave të Unicef në Shqipëri:

-Zakonisht fëmijët në Shqipëri fillojnë të kenë akses në internet për herë të parë rreth moshës 9- vjeçare

-69% e fëmijëve që janë përdorues të internetit, hyjnë në internet nga diku tjetër jashtë shkollës dhe shtëpisë së tyre

-32% e prindërve  nuk janë përdorues të internetit, ndërkohë fëmijët e tyre shpenzojnë më shumë kohë online dhe janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve,  veçanërisht fëmijët e moshave 15-17 vjeçare

-50% e prindërve nuk janë të informuar për anët negative të lundrimit në internet

-9% e fëmijëve kanë patur qasje aksidentale në site pornografike në internet gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që prindërit nuk janë në dijeni

-Prindërit nuk janë të informuar mbi zgjidhjet teknologjike që mbrojnë fëmijët nga informacioni I dëmshëm që qarkullon në internet.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?