English

Prioriteti i Shqipërisë në OSBE mbetet zbatimi i marrëveshjes së paqes Ukrainë-Rusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria në krye të OSBE-së është angazhuar të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes së paqes midis Ukrainës dhe Rusisë. Shefi i qeverisë shqiptare gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara pohoi se synimi i tij parësor është që t’u krijojë njerëzve atje një jetë më të mirë.

- Advertisement -

“Është diçka si në filmat postapokaliptik. Nuk shkon dot as ambulanca. Ka pacientë që vdesin duke ecur në një mot të vështirë.

Duhet t’u japim mundësinë atyre njerëzve që t’i çojnë të afërmit e tyre në spital pa u ndaluar në mes të rrugës. Më uroni fat, pasi ky është prioriteti im dhe ajo që dua të arrijë gjatë këtij viti”-theksoi z.Rama.

Për të arritur këtë qëllim, Kryeministri  Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të misionit të OSBE-së ka kërkuar edhe ndihmën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Nuk duhet të përjashtohet një mision paqeruajtës  i OKB në zonën e konfliktit në Rusi dhe Ukrainë. Monitorimi ka dhënë një rezultat të mirë por gjatë ditës, pasi kur bie nata, fillojnë të shtënat. Për këtë duhet mision paqeruajtës, pasi monitorimi nuk mund të bëj dot gjë”-theksoi z. Rama.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB, shefi i qeverisë shqiptare mes të tjerash tha se korrupsioni është kërcënim madhor.

“Kundër këtij fenomeni është parashikuar të organizohet një tryezë edhe në Tiranë”-shtoi z. Rama.

Në 26 shkurt në cilësinë e kreut të kryesimit të OSBE-së, kreu i ekzekutivit, Edi Rama pritet të zhvillojë një vizitë në Rusi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?