English

Pritje madhështore në Bernabeu për prezantimin e Mbappe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kylian Mbappe është prezantuar si lojtari më i ri i Realit të Madridit në një atmosferë spektakolare, me mbi 75 mijë të pranishëm.

- Advertisement -

Francezi shkeli për herë të parë barin e një prej impianteve më të mrekullueshme të futbollit nën ngjyrat galaktike, i shoqëruar nga presidenti Fiorentino Perez, si dhe dy ish-futbollistët Zinedine Zidane dhe Jose Martinez Sanchez.

Në fjalët e tij të para si madrilen, Mbappe nuk u kursye në elozhe ndaj atyre që bënë të mundur këtë nënshkrim, duke pohuar më tej se do të jepte jetën për Realin e Madridit.

“ Është e mrekullueshme të jesh këtu, kam fjetur për shumë netë duke menduar që të jem pjesë e Real Madridit. Jam një djalë shumë i lumtur sot, dëshiroj që të falenderoj presidentin Florentino Perez dhe të gjithë njerëzit që kanë punuar që unë të jem këtu. Është një ditë e mrekullueshme për mua, që fëmijë kam pasur vetëm një ëndërr që të isha këtu.” – tha ai.

Mbappe ka firmosur një kontratë 5-vjecare me galaktikët, ndërsa vjen pas një aventure 7-vjechare me PSG-në. Më herët ka fituar disa trofe me parizienët, ndërsa me kombëtaren e gjelave ka triumfuar në botërorin e 2018-ës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?