English

Probleme me pasurinë, kreu i Gardës së Republikës rrezikon shkarkimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako rrezikon të shkarkohet nga detyra. Komisioni i jashtëm i vlerësimit e gjeti me probleme në deklarimin e pasurisë dhe e akuzon për konflikti interesi.

- Advertisement -

Nga hetimi administrativ i KJV-së, Sako rezultoi se ka bërë deklarim të rremë të pasurisë dhe ka fshehur të ardhura sa i takon shlyerjes së një kredie, blerjes së një apartamenti dhe shitjes fiktive të një automjeti.

Komisioni e gjeti me probleme edhe sa i takon pastërtisë së figurës pasi sipas gjetjeve, Sako ka punësuar dhe favorizuar mbesën e tij si juriste në Gardën e Republikës.

Komandanti i cili rezultoi pa probleme për sa i përket aftësive profesionale, hodhi poshtë pretendimet e komisionit duke kërkuar konfirmimin në detyrë. 

Në veting doli edhe drejtori i antiterrorist, Gledis Nano, i cili rezultoi pa probleme në të 3 komponentët e vlerësimit ndërsa të enjten para KJV-së në seancë dëgjimore, do të dalë edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?