English

Probleme në Gjermani dhe Kroaci nga moti i keq, dëbora bllokon autostradat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth 20 centimetra dëborë ra në disa zona të Gjermanisë, duke shkaktuar kaos në trafikun rrugor, si dhe një seri aksidentesh.

- Advertisement -

Autostradat e Zarlandit u prekën në veçanti nga moti i keq dhe makina të shumta u përplasën me barrierat rrugore, për shkak të terrenit rrëshqitës.

Kamionët me zor kaluan akset e pjerrëta, duke u bllokuar dhe shkaktuar karvanë të gjatë automjetesh, si dhe ngadalësimin e lëvizjes.

Ndërkohë, në Kroaci ka mbërritur më në fund dimri i madh dhe bashkë me të kaosi në rrugët e vendit.

Për shkak të dëborës dhe erërave të forta disa rrugë u mbyllën, ndërsa linjat e trageteve anuluan udhëtimet.

Vështirësi të shumta janë verifikuar edhe nëpër autostrada, pasi një pjesë e aksit Rijeka-Zagreb është mbyllur.

Dëborë ra edhe në disa pjesë të Dalmacisë. Në zonën e Splitit, trashësia e dëborës arriti në 30 centimetra.

Gjithashtu, stuhitë e fuqishme kanë rrëzuar pemë dhe dëmtuar automjete në qytetin bregdetar Makarska.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×