English

Procedura e re! Kush do të bëhet polic, duhet të kalojë ‘në filtrin’ e SPAK-ut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në filtrin e verifikimeve për ata që duan të bëhen polic, shtohet edhe SPAK. Euronews Albania mëson se kush vesh uniformën, më parë duhet të marrë konfirmim që nuk është nën hetim nga prokuroria e posaçme.

- Advertisement -

Në proçedurën e rekrutimit në policinë e shetit është shtuar si filtër verifikimi edhe prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kush do i ri apo student ekselent që aplikon për të bërë pjesë e uniformave blu, krahas një sërë vërtetimesh nga prokuroritë dhe gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, duhet të marrë edhe një vërtëtim që nuk është nën hetim apo ndjekje penale nga SPAK.
Dhjetra të rinj kanë aplikuar në prokurorinë e posaçme duke marrë përgjigjen brenda 5 ditëve.

Shtimi i këtij filtri vjen në një kohë kur efektivë policie të niveleve të ndryshme kanë rezultuar të implikuar në veprimtari kriminale pas zbardhjes së komunikimeve të enkriptuara në aplikacionin SKY ECC nga SPAK.

Shqetësimin për implikimin dhe bashkëpunimin e efektivëve të strukturave të ndryshme me grupet kriminale e ka shfaqur edhe kreu i SPAK Altin Dumani.
Spak aktualisht po heton disa procedime penale të tjera lidhura me aplikacionin SKY ECC që pritet të zbardhin ngjarje dhe veprimtari kriminale e ku ka dyshime se janë të implikuar punonës apo ish-punonjës policie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?