English

Procedura ndaj ish-krerëve të UÇK-së po zvarritet, sipas avokatit Qerkini

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Procedura ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është duke u zvarritur, sipas avokatit të akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini.

- Advertisement -

Qerkini e kritikon prokurorinë për vonesë në dorëzimin e provave. Ai thotë se prokuroria ka zhvilluar hetime edhe para themelimit të gjykatës, ndaj sipas tij kanë pasur kohë të mjaftueshme për finalizimin e hetimeve të tyre.

“Mosveprimi i prokurorisë në kohën e duhur me këto vonesa po ndikon që procedura të zvarritet dhe të shkelet ai standardi kushtetues për gjykimin e një personi brenda afatit të arsyeshëm”, thotë Qerkini.

Avokati tha se lidhur me vonesën e prokurorisë duhet të reagojë gjyqtari i procedurës paraprake, dhe sipas tij, t’u vendosë palëve afate për veprimet e tyre procedurale të cilat do të ishin në funksion të shpejtësisë së procedurës.

Përveç vonesave nga ana e prokurorisë, Qerkini thotë se ekipeve mbrojtëse u janë krijuar edhe vështirësi të tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punën e tyre në teren.

“Mbrojtja nuk mund të sfidojë kredibilitetin e një dëshmitari identitetin e të cilit nuk e di”, u shpreh ai.

Në rastin paragjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve deri tani janë mbajtur disa konferenca mbi ecurinë e çështjes.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, dhe mbi ta rëndojnë akuza për krime lufte.

Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?