English

“Procesionaria” prek 50% të pyjeve halore në Shqipëri, në rrezik edhe zonat e mbrojtura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth 50% ose gjysma e pyjeve halore në Shqipëri janë të prekur nga insekti i procesionaries.

- Advertisement -

Ky insekt krijon një mbështjellje të dëmshme në degët e pishave, që çon deri në tharje të plotë të pemës.

Këtë vit, procesionaria ka pushtuar pjesën më të madhe të pyjeve halorë në Shqipëri, madje dhe në zonat e mbrojtura, duke i rrezikuar seriozisht.

“Kemi një mbulim gati mbi 50% të pyjeve halorë të prekura nga dëmtuesi i procesionares. Duke qenë se është një flutur që ka mundësi lëvizje, ajo është shpërndarë në gjithë pjesën lindore të Shqipërisë, nga pyjet e Pukës, e deri poshtë në pjesën e Gjirokastrës e Korçës”, thotë Zamir Dedej drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Fshati turistik i Gjinarit është një nga zonat e prekura. Pyjet e shumta të këtij fshati, që vizitohet shumë për shkak të natyrës që krijon masivi me pisha, janë prekur pothuajse të gjitha nga procesionaria. Kur insekti qëndron në një pishë për më shumë se një vit, atëherë pisha nuk reziston dot dhe thahet.

Sipas z. Dedej, ministria po punon për t’i dhënë një zgjidhje situatës, madje duke marrë dhe insekte nga jashtë shtetit.

 “Për ta bërë më qartë, masa mekanike që bëhet kundër këtyre dëmtueseve është prerja e drejtpërdrejtë e fazës ‘poo’, pra asaj mbështjelljes së mëndafshit që është në majat e pishës, e cila merret poshtë dhe digjen, ose shkatërrohen. Ndërkohë që lufta biologjike ka të bëjë me gjetjen e një insekti që ushqehet me këto lloj krimbash dhe duke hedhur këtë lloj insekti në natyrë, ai arrin të ushqehet, pra ruan balancën. Të dy janë insekte, por ky quhet entemofag, pra ushqehet me insekte”, – u shpreh z. Dedej.

Nëse insekti i procesionares nuk trajtohet, rreth 50% e pyjeve halorë në Shqipëri do të thahen, zonat e mbrojtura do të reduktohen në hapësira të gjelbër, ndërsa pikat turistike do të humbasin turistët.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?