English

Proda- Kolonelit Hoxha: Nuk ka nevojë për ceremoni protokollare, për të pritur mikun

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një atmosferë tejet miqësore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda mirëpriti ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtues të strukturave të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, si dhe të shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira.

Gjatë takimit drejtuesit e policive simotra u dakordësuan për një bashkëpunim tërësor dhe pa barriera, i cili duhet të kulmojë gjatë sezonit veror 2025.

Gjithashtu, u dakordësua për shtim të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe aksioneve të përbashkëta policore, të cilat do të rezultojnë me parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të armëve, lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore.

Më pas, delegacioni i Policisë së Kosovës vizitoi ambientet e Njësisë Speciale “RENEA” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë.

Delegacioni u mirëprit dhe u nderua nga drejtuesit dhe punonjësit e 2 njësive speciale. Këto vizita u realizuan për të parë nga afër organizimin, përvojën, si dhe metodologjitë e përdorura nga këto struktura të rëndësishme të Policisë së Shtetit, konkretisht: gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, gjatë menaxhimit të situatave emergjente, si dhe gjatë operacioneve policore kundër terrorizmit dhe për rastet e pengmarrjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?